[ALNOG] Ftese per Trajnim mbi BGP - Tirane 23 Maj 2018

Kledi Andoni kledi at kledi.com
Wed May 16 13:23:06 CEST 2018


Pershendetje Dritan,

Ceshtja qe permend eshte me shume interes dhe mendoj se eshte mire te
hapesh nje thread te vecante ne liste. Megjithese nuk mund te merrni pjese
ne trajnim, do te ishte kenaqesi te vinit per mbledhjen e mbremjes ku do te
kemi kolege nga shume operatore dhe mund te flasim dhe per kete ceshtje.

Dite te mbare,
Kledi

2018-05-04 10:09 GMT+02:00 Dritan Pajenga <tani at enet.al>:

> Kledi faleminderit per lajmerimin,
>
> Une nuk do te regjistrohem ne trainim pasi kam qene njehere ne nje trainim
> te tille te organizuar nga RIPE.
>
> Mendoj se eshte rast i mire qe axhendes t’i shtohet edhe ndonje takim i
> shkurter 30-min, per ndonje teme tjeter  meqe njerezit do te jene aty.
>
> Temen mund ta propozoje secili prej anetareve te alnog-ut.
>
> Shembull:
>
> “Komente mbi shkresen e fundit date 30.04.2018 te AKEP mbi  ndalimin e
> siteve drejtuar ISP-ve”
>
> Me heret e njejta gje eshte kerkuar  nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë
> Kompjuterike (ALCIRT).
>
> Ne te dyja rastet eshte justifikuar  Ligjin nr. 9918 “Për komunikimet
> elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 15 “Kushtet e
> përgjithshme”, pika e):
>
> Por Ligji ne fjale ka edhe nenin 123!  Problemin e shikoj ne rastin kur
> ISP-se i kerkohet filtrimi apo bllokimi i aksesit ne pozitat e pales se
> trete.
>
> Kam besim se po te diskutohet ceshtja ne nivelin teknik ,  perfundimet do
> te jene ne interes operatoreve dhe rrjetit shqiptar te internetit.
>
> Une kam kam pasur shkembim email-esh me ALCIRT ne nendor te 2015 te cilat
> i kam ruajtur, dh edo t’I ve ne dispozicion ne rast se bihet dakort per
> axhenden dhe aksionit mbi nje teme te tille.
>
> Por jam i sigurt se edhe te tjeret kane reaguar.
>
>
>
> Gjithe te mirat,
>
> Dritan
>
>
>
> *From:* ALNOG [mailto:alnog-bounces at list.alnog.al] *On Behalf Of *Kledi
> Andoni
> *Sent:* Thursday, May 03, 2018 1:36 PM
> *To:* alnog at list.alnog.al
> *Subject:* [ALNOG] Ftese per Trajnim mbi BGP - Tirane 23 Maj 2018
>
>
>
> Te dashur kolege,
>
> ANIX, RASH dhe NaMeX kane kenaqesine tju ftojne per nje dite trajimi per
> BGP i cili do te zhvillohet ne Tirane me 23 Maj 2018. Trajnimi do te
> fokusohet tek intekoneksioni me BGP, tranziti dhe peering, Internet
> Exchange Points, mirembajtja dhe perdorimi i objekteve ne databazen e RIPE
> dhe PeeringDB. Trajnimi do te perfshije ushtrime praktike dhe nje laborator
> virtual.
>
> Trajnimi do te zgjase te gjithe diten (prej ores 9:30 deri 17:30) dhe do
> te ndiqet te njejten mbremje nga nje mbledhje informale me birra ne dore e
> ALNOG :). Informacione me te detajuara do te jepen ditet ne vijim.
>
> Ne trajnim ka vetem 20 vende: keshtu qe nese deshironi te merrni pjese, ju
> lutem dergoni nje email tek training at anix.al. Vini re se secili
> pjesemarres duhet te kete me vete nje laptop.
>
> Ju pershendes,
>
> Kledi
>
>
>
-------------- next part --------------
An HTML attachment was scrubbed...
URL: <http://list.alnog.al/pipermail/alnog/attachments/20180516/4ca0a24e/attachment.html>


More information about the ALNOG mailing list