[ALNOG] Ftese per Trajnim mbi BGP - Tirane 23 Maj 2018

Dritan Pajenga tani at enet.al
Fri May 4 10:09:38 CEST 2018


Kledi faleminderit per lajmerimin,

Une nuk do te regjistrohem ne trainim pasi kam qene njehere ne nje trainim te tille te organizuar nga RIPE. 

Mendoj se eshte rast i mire qe axhendes t’i shtohet edhe ndonje takim i shkurter 30-min, per ndonje teme tjeter  meqe njerezit do te jene aty.  

Temen mund ta propozoje secili prej anetareve te alnog-ut.

Shembull:

“Komente mbi shkresen e fundit date 30.04.2018 te AKEP mbi  ndalimin e siteve drejtuar ISP-ve”

Me heret e njejta gje eshte kerkuar  nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT). 

Ne te dyja rastet eshte justifikuar  Ligjin nr. 9918 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 15 “Kushtet e përgjithshme”, pika e):

Por Ligji ne fjale ka edhe nenin 123!  Problemin e shikoj ne rastin kur ISP-se i kerkohet filtrimi apo bllokimi i aksesit ne pozitat e pales se trete.  

Kam besim se po te diskutohet ceshtja ne nivelin teknik ,  perfundimet do te jene ne interes operatoreve dhe rrjetit shqiptar te internetit.

Une kam kam pasur shkembim email-esh me ALCIRT ne nendor te 2015 te cilat i kam ruajtur, dh edo t’I ve ne dispozicion ne rast se bihet dakort per axhenden dhe aksionit mbi nje teme te tille.

Por jam i sigurt se edhe te tjeret kane reaguar. 

 

Gjithe te mirat,

Dritan 

 

From: ALNOG [mailto:alnog-bounces at list.alnog.al] On Behalf Of Kledi Andoni
Sent: Thursday, May 03, 2018 1:36 PM
To: alnog at list.alnog.al
Subject: [ALNOG] Ftese per Trajnim mbi BGP - Tirane 23 Maj 2018

 

Te dashur kolege,

ANIX, RASH dhe NaMeX kane kenaqesine tju ftojne per nje dite trajimi per BGP i cili do te zhvillohet ne Tirane me 23 Maj 2018. Trajnimi do te fokusohet tek intekoneksioni me BGP, tranziti dhe peering, Internet Exchange Points, mirembajtja dhe perdorimi i objekteve ne databazen e RIPE dhe PeeringDB. Trajnimi do te perfshije ushtrime praktike dhe nje laborator virtual.

Trajnimi do te zgjase te gjithe diten (prej ores 9:30 deri 17:30) dhe do te ndiqet te njejten mbremje nga nje mbledhje informale me birra ne dore e ALNOG :). Informacione me te detajuara do te jepen ditet ne vijim.

Ne trajnim ka vetem 20 vende: keshtu qe nese deshironi te merrni pjese, ju lutem dergoni nje email tek training at anix.al. Vini re se secili pjesemarres duhet te kete me vete nje laptop.

Ju pershendes,

Kledi

 

-------------- next part --------------
An HTML attachment was scrubbed...
URL: <http://list.alnog.al/pipermail/alnog/attachments/20180504/20462b00/attachment.html>


More information about the ALNOG mailing list