[ALNOG] net neutrality

Dritan Pajenga tani at enet.al
Wed Dec 20 13:55:12 CET 2017


Pershendetje,

 

Mbase do te duhej nje forum tjeter per kete ceshtje si psh   "shoqata e
operatoreve"  pasi ka lidhje shume me kete bisnes. Por gjithsesi vendosa te
shkruaj kete ceshtje per 2 arsye:

 

1.       Dicka ka ndryshuar ne USA , besoj se kete jave kemi mesuar tashme,
qe FCC ka hequr si shtrengese ligjore "Net Neutrality" dhe rrjedhimisht disa
gjera do te ndryshojne. Si gjithmone do te kete 2 mendime te ndryshme qe ne
fakt do te orjentohen sipas interesave: nje pale qe mendojne se me  "net
neutrality" perfitojne sherbimin perdoruesit fundore , dhe te jere operatore
mendojne se net "neutrality" sherben per te shtuar milionat e kompanive qe
perdorin internetin per bisnesin e tyre.  Nejse, dicka ka ndryshuar. Shume
ka ndryshuar;)      

 

2.        Gjate zbatimit do te kete ceshtje qe lidhen me ata qe merren me
anen teknike.   Ne mos arrihet ndonje gje,  te pakten do te kete
disktutime..
Fillimisht do te filloja me "perkthimin"   e "net neutrality" qe per mua do
te ishte :  "e drejte kalimi"  , natyrisht jo vetem ne shtresen fizike te
rrjeteve.   Ndoshta ky term do te bashkonte brezat qe kane perdorur termin
"servityd kalimi" dhe brezi qe perdor termin "rrjet neutral" ( te perkthyer
drejtpersedrejti nga anglishtja).  Me "servityd kalimi" ( eshet nje ligh ne
shqiperi)  me sa di une mund te hapej nje proces gjyqsor nese nje privat nuk
lejonte kompanite te energjise dhe telekomunikacineve te vendosnin shtyllat
e te mbeshtesnin rrjetet e tyre.     

 

 

Ju lutem jepni mendimin tuaj dhe opsionin me te mire per  konceptin e "net
neutrality" ne gjuhen shqipe.  

 

Ne se  keni miq e kolege ju lutem ftojini ne listen ALNOG!  Nese njihni
kolege kosovare aq me mire.

 

Suksese ne 2018-en! 

 

Dritan Pajenga

      

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

-------------- next part --------------
An HTML attachment was scrubbed...
URL: <http://list.alnog.al/pipermail/alnog/attachments/20171220/e8f9559e/attachment-0001.html>


More information about the ALNOG mailing list