[ALNOG] Themelimi i ALNOG

Kledi Andoni kledi at kledi.com
Mon Dec 11 12:13:13 CET 2017


Te nderuar kolege dhe miq,

Iniciativa per te krijuar ALNOG lindi ne Forumin e Pare Shqiptar te
Operatoreve te Rrjetit i cili u organizua me 14 Nentor 2017 ne Tirane (
https://alnof.namex.it/)  me qellim per te krijuar nje komunitet te
operatoreve shqiptare te rrjetit, duke ndjekur hapat e grupeve te tjera
Europiane
ne menyre per te mbeshtetur dhe nxitur shkembimin e informacionit dhe
eksperiences midis teknikeve ne rrjetat IP.

Website https://www.alnog.al dhe mailing list jane online. Ju lutem te
ftoni koleget apo te njohurit  tuaj te cilet jane te interesuar te
antaresohen ne mailing list.

Ne kete grup presim te kemi diskutime mbi te gjitha ceshtjet me interes per
operatoret e rrjetit ku mund te permendim: peering publik dhe privat, IP,
IPv6, siguria e rrjetit dhe informacionit, DNSSEC, teknologjite e
transmetimit, rrjetat wireless, mireperdorimi i spektrit te frekuencave,
licensimi, pergjegjesite ligjore te operatoreve etj. Ne cdo kohe, ju mund
te postoni nje mesazh per cdo ceshtje me interes per ju dhe i gjithe grupi
ALNOG do te kete mundesi tju ndihmoje.

Grupi Shqiptar i Operatoreve te Rrjetit (ALNOG) eshte nje grup i pavarur,
neutral dhe informal, i cili mbeshtet dhe nxit shkembimin e informacionit
dhe eksperiences midis teknikeve ne rrjetat IP. Alnog eshte nje forum jo
vetem per operatoret e rrjetave te ISP, por dhe rrjetat universitare apo te
korporatave. Qellimi i alnog eshte te siguroje standarte te cilesise se
larte per Internetin Shqiptar dhe per ta permiresuar ate me tej nepermjet
shkembimit aktiv te ideve, njohurive dhe praktikave te mira. ALNOG është
një forum për diskutim teknik. Çështjet politike, ligjore dhe ekonomike
trajtohen vetëm nëse ato ndikojnë në aspektet teknike të funksionimit të
rrjeteve shqiptare dhe internetit.

ALNOG NUK eshte:
sherbim ndihme teknike e prodhuesve apo furnitoreve.
menyre per te reklamuar sherbimet apo gjetur kliente.
perfaqesues i disa interesave apo disa kompanive.

--
Kledi
-------------- next part --------------
An HTML attachment was scrubbed...
URL: <http://list.alnog.al/pipermail/alnog/attachments/20171211/c4ece43c/attachment.html>


More information about the ALNOG mailing list